Categories Lajme

Kryeministri Rama për Der Spiegel: Nëse muxhahedinët duan luftë, duhet të largohen nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjermane Der Spiegel tha se muxhahedinët nuk mund ta përdorin Shqipërinë për të luftuar kundër regjimit iranian.

SPIEGEL: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampin e  MEK-ut iranian. Pse?

Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.

SPIEGEL: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme. Rreth 100 PC dhe dhjetëra Hard disqet thuhet se janë konfiskuar tani. Mund ta konfirmoni këtë?

Rama: Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.

Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?

Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.

SPIEGEL: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?

Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.

Pjesë nga intervista në Der Spiegel

Disa ditë më parë, me vendim të Gjykatës së Posaçme, Policia e Shtetit ushtroi kontroll në ambientet e kampit të MEK-ut, i cili nxiti reagimin e banorëve të kampit.

Reagimi i tyre nisi kur policia iu afrua serverave dhe filloi të sekuestrojë pajisjet kompjuterike. Reagimet e para kanë qenë për asgjësim të dokumenteve dhe kartave të memories, e më pas në përballje fizike me policinë për të mos lejuar marrjen e tyre.

Nga ASHR 3 u deklarua se gjatë sulmit policor HUMBI JETEN një pjesëtar i komunitetit të tyre, pretendim që u hodh poshtë nga Policia e Shtetit e cila përdori vetëm spraj djegës për të neutralizuar sulmin.Akuzat e ndersjellta për ushtrim dhune çuan në nisjen e hetimeve nga prokuroria e Durrësit, e cila ka vënë nën hetim në gjendje të lirë gjashtë drejtuesit e kampit.

Kontrollet janë në kuadër të luftës kundër sulmeve kibernetike dhe terrorizmit dhe vijnë pas hetimeve që nisën për sulmet kibernetike me të cilat u përball një vit më parë vendi ynë. Ato dyshohet se qenë pasojë e sulmeve që më parë ishin kryer ndaj Iranit nga territori shqiptar.

Për të verifikuar dyshimet dhe siguruar provat e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme brenda kampit Muhaxhedin në Shqipëri më 20 qershor Policia e Shtetit ushtroi një kontroll të gjerë brenda kampit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME