Categories Lajme

Kryeministri, takime elektorale në qarkun e Shkodrës

Edi Rama e vijoi fushatën elektorale në qarkun Shkodër, ku ambicia socialistëve është fitimi i 5 mandateve. Ndalesa e parë në Vaun e Dejës ku edhe atje ka nisur vaksinimi i grupmoshës mbi 70 vjeç.

Në Vaun e Dejës është duke përfunduar edhe ujësjellësi i ri prej 22.6 kilometra me një rrjet shpërndarës që çon 24 orë ujë në shtëpitë e kësaj zone,  investim i munguar prej 50 vitesh.

Rama: “Ne jemi në gjendje sot të themi me plotë gojën që në të gjitha qendrat e mëdha të Shqipërisë do të kemi 24 orë brenda vitit 2022 dhe Tirana, brenda 2022-2023 se është më komplekse. Uji është hera e fundit që është temë fushate elektorale se përfundimisht do të zgjidhet 24 orë për të gjitha qendrat urbane. Këtu jemi në  një zonë ku nuk ka pasur ujë as në kohën e komunizmit dhe zgjidhet një herë e mirë kjo punë”.

Në Qarkun e Shkodrës, Edi Rama  pa edhe investimet me vlerë  20 milionë dollarë në rrjetin shpërndarës, dhe furnizim me energji elektrike pandërprerë për  70 mijë banorëve.

Krahas premtimit për vijimin e rritje së pagës minimale Rama nga Shkodra pati edhe një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e industrisë fason.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME