Categories Lajme

Kryenin qitje gjatë natës me kallashnikov dhe postonin videot në TikTok, prangosen 6 persona në Durrës

Gjashtë persona kanë rënë në pranga në Durrës, pasi mbanin armë zjarri (kallashnikov) pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në TikTok. Policia ka arrestuar shtetasit Njazi Sula, Mirlind Sula, Klivan Pepkolaj, Klajdi Jaku, Aurel Toshi, Andi Hajdarkolaj dhe Eljos Toshi.

“Në kuadër të zbatimit të planit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore, si dhe pas monitorimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale, ku disa të rinj postonin video në të cilat shfaqeshin duke kryer qitje me armë zjarri, gjatë natës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qitësit”.

•Nj. S., 56 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “;

•K. P., 19 vjeç, K. J., 20 vjeç, A. T., 18 vjeç, A. H., 19 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 7 të rinjtë e arrestuar/proceduar u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.

Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Nj. S. dhe M. S., ku u kap 56-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë”, njofton policia.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME