Categories Lajme

Kryetari i Bashkisë z.Leli : Fond së bashku me Bashkinë e Milanos për pastrimin e Pyllit të Sodës

Falë një fondi në bashkëpunim me Bashkinë e Milanos Leli tha se në lidhje me investimet dhe pastrimin e Pyllit të Sodës, do të krijohen mundësi akomodimi për turistët si dhe të vendosen koshat e plehrave në të gjithë territorin e pyllit për të ruajtur pastërtinë e saj, në mënyrë që turistë të shijojnë pamjen mahnitëse të pyllit të Sodës. Gjithashtu Leli tha se ka kërkuar nga qeveria shqiptare vazhdimin me të njëjtin standard të rrugës së pyllit të Sodës aty ku ka përfunduar deri në hyrje të Zvërnecit pikërisht në pjesën e Lagunës së Nartës.

”Ne kemi aplikuar në koperacionin italian dhe kemi siguruar një fond në bashkëpunim me Bashkinë e Milanos për një fond për pastrimin e Pyllit të Sodës dhe për të krijuar 3-4 pika të cilat mund të krijojnë mundësi akomodimi të njerëzve për ta shfrytëzuar këtë peizazh për turizëm dhe njëkohësisht mundësinë e vendosjes së koshave të mbeturinave në të gjithë territorin e pyllit të Sodës në atë që i takon Bashkisë së Vlorës.

Jemi duke koordinuar punën, tani Bashkia e Vlorës, zyra e projekteve bashkë me zyrën përgjegjëse në Bashkinë e Milanos janë duke organizuar projektin dhe duke e detajuar atë në mënyrë që të fillojmë me shpresë në fillim vitin e ardhshëm këtë operacion pastrues në territorin e Pyllit të Sodës. Shpresoj që të kemi një impakt të drejtpërdrejtë në atë që është dëshira e të gjithë qytetarëve ndërkohë ajo që unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj që të mbështetet me projekte nga qeveria shqiptare është vazhdimi me të njëjtin standard i rrugës së pyllit të Sodës aty ku ka përfunduar deri në hyrje të Zvërnecit pikërisht në pjesën e Lagunës së Nartës. “, tha Leli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME