Categories Sport

Kthehet Liga e Kampionëve, dita e të vërtetës për Juventusin dhe Realin

Liga e Kampionëve kthehet sot me dy ndeshjet e para të fazës me eliminim direkt, për të përcaktuar emrat e dy çerekfinalistëve të turneut që do të marrin pjesë në “Final 8” në Portugali. Në lojë janë emra të njohur të futbollit europian, skuadra të cilat e fillojnë këtë aktivitet me pretendime për ta fituar e që tani rrezikojnë eliminimin. Juventusi pret sot në shtëpi Olimpik Lionin, me objektivin për të përmbysur humbjen 1-0 të fazës së parë të turneut.

Ekipi italian kishte luksin të linte jashtë disa futbollistë në ndeshjet e fundit të kampionatit, pasi siguroi titullin në Serinë A. Por gjithçka sot lidhet me praninë apo jo të Paulo Dibala të dëmtuar në fushë, pasi argjentinasi ka qenë njeriu kyç i këtij sezoni, duke bërë diferencën e lënë shpesh në hije edhe Kristiano Ronaldon.

Ndërsa francezët vijnë në këtë duel vetëm me disa miqësore në këmbët e tyre, pasi kampionati u mbyll në mars prej pandemisë. Sfida tjetër është edhe më e luftuar, pasi sheh në fushën e lojës Mançester Sitin përballë Real Madrid.

Në mars, kur Siti fitoi 2-1 në fushën e Realit, kualifikimi i anglezëve dukej i sigurt, por pas kaq shumë kohe situata ka ndryshuar plotësisht para ndeshjes së kthimit me Realin që u konfirmua superfuqi në Spanjë, ndërsa Siti e mbylli edicionin pa fituar ndonjë nga trofetë e rëndësishëm në Angli. Ndaj sot priten fishekzjarrë në Mançester, në një ndeshje që shihet si finale e parakohshme e turneut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME