Categories Lajme

Shfrytëzonte bashkëjetuesen 18-vjeçare për prostitucion, arrestohet 43-vjeçari në Himarë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Case”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor me metoda proaktive, të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës. Shfrytëzonte bashkëjetuesen e tij 18 vjeçe, për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Procedohen në gjendje të lirë 18-vjeçarja dhe 1 shtetas tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga një hetim disajavor me metoda proaktive, i kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Case”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. P., 43 vjeç, banues në Borsh, Himarë. Ky shtetas dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, bashkëjetuesen e tij 18 vjeçe. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 18-vjeçaren që ushtronte këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës, si dhe për një shtetas tjetër të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME