Categories Lajme

Ilir Meta flet te protesta para bashkisë: Erion Veliaj është vazhdim i politikës kriminale të Edi Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur para protestuesve tek Bashkia e Tiranës. Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta, Meta tha se “kur ngrihet populli, bie tirania”. “Siç e dini ju të gjithë, Erion Veliaj në vazhdim të politikës kriminale të Edi Ramës ka kaluar çdo limit, ka dhënë 10 milionë metër katrorë leje ndërtimi në Tiranë vetëm për qëllim pastrimi të parave në funksion të atyre që kontrollojnë narkotrafikun dhe gjithë aktivitetet kriminale dhe të pastrimit të parave të inceneratorëve dhe gjithë PPP. Ndërkohë në Tiranë 55 mijë apartamente janë bosh…,” tha Meta.

“Në Tiranë dhjetëra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë Nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. Opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde Nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve. Kjo fara e keqe e rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle. I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur. Zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë aty Veliajn”, tha Meta. “Ndaj t’i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal,” theksoi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME