Categories Lajme

“Ku ishit 10 muaj”, gazetari kritika të forta policisë për garat me makina: Ja ai 17 vjeçari nuk e do jetën, po ne?!

Aksi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut është një nga rrugët më problematike në kryeqytet, pasi në këtë zonë bëjnë gara me makina luksoze kryesisht shoferë të rinj.

I ftuar në emisionin Opinion, gazetari Spartak Koka thotë se policia nuk ka një plan masash për këtë segment rrugor, ku vetëm disa ditë më parë një 17-vjeçar humbi jetën nga garat me makina.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit thotë se janë stacionuar patrulla 24 orëshe tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ndërsa gazetari këmbëngul se kjo ka ndodhur vetëm pas aksidentit me vdekje dhe nuk ka patur më parë.

“Policia e Shtetit thotë se ne kemi filluar nga Tetori dhe ditët e fundit kemi shërbim 14 orë. Po 10 muajt e tjerë ku ishte policia?

Në rast se ata nuk e duan jetën, ai 17-vjeçari nuk e do jetën, ai drejtuesi shoku i viktimës nuk e do, duhet ne si vend të marrim masa.

Se nuk mund të dalë ministri i Brendshëm këtu dhe të na thotë se cili është plani i masave që shqiptarët të mbledhin mendjen e kokës.

Të gjithë vendet ku ne duam të aderojmë, kanë plan masash. Ato thonë ta ulim standardin nga 45 viktima për 1 milion banorë, ne e kemi 98-100 viktima për 1 milion banorë”, tha gazetari Spartak Koka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME