Categories Lajme

“Ku je? Përse nuk reagon?”, Leonardo DiCaprio i përgjigjet Ramës: Qeveria e Shqipërisë është…

Disa ditë më parë Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj atyre që protestuan deri më tani kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosa dhe shpalljes së lumit, Park Kombëtar. Gjithashtu Rama i kërkoi aktorit hollivudian, Leonardo di Caprio, që të reagonte për këtë lajm të mirë e cila shpëton lumin Vjosa nga çdo abuzim mjedisor.

Aktori i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke shkruar se është arritur qëllimi i kauzës për të mbrojtur lumin Vjosa.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio publikon një video ekologjike teksa shkruan se “Qeveria Shqiptare është vetëm një hap larg shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar.

“Qeveria e Shqipërisë është një hap pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të lumit të egër në Europë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Leonardo di Caprio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME