Categories Showbiz

Baba për herë të 10-të, kush është Shivon Zilis? Njihuni me nënën e binjakëve sekretë të Elon Musk

Shivon Zilis thuhet se e ka bërë Elon Musk një baba për herë të 10. Bashkëthemeluesi i Tesla mirëpriti binjakët në mënyrë sekrete me Zilis, një nga drejtueset e tij më të larta në ‘Neuralink’, në nëntor 2021, sipas Insider. Vetë Musk u duk se konfirmoi se ai mirëpriti fshehurazi në jetë binjakë me Shivon Zilis duke postuar në Twitter një status se ai po bën më të mirën për të ndihmuar në popullimin e tokës.“Duke bërë çmos për të ndihmuar krizën e nënpopullimit. Rënia e nivelit të lindjeve është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi,” -shkroi ai. “Shënoni fjalët e mia, ato janë fatkeqësisht të vërteta.”

Ndërsa emrat dhe gjinitë e binjakëve të porsalindur të Elon janë ende të pazbuluara, këtu janë pesë gjëra që mund të dini për nënën e tyre 36-vjeçare.

Nga është Zilis? Zilis ka lindur në Kanada. Ajo ndoqi Universitetin e Yale, duke luajtur portier në ekipin e hokejit të akullit të shkollës. Ajo ka jetuar më parë në San Francisko, përpara se të transferohej në Austin, Teksas.

A është ajo në rrjetet sociale? Llogaria e Zilit në Instagram, @shivonzilis, ishte private dhe kishte më shumë se 1000 ndjekës përpara se të fshihej pas publikimit të lajmit për fëmijët. Sa i përket Twitter-it të saj, Zilis ka më shumë se 77,000 ndjekës. Tweet-i i saj i fundit është bërë më 3 korrik dhe bëhet fjalë për një pasazh nga një libër fantastiko-shkencor.

Me çfarë merret ajo? Pas diplomimit në Yale, Zilis punoi në IBM. Ajo më vonë u bë një anëtare themeluese e ‘Bloomberg Beta’, duke verifikuar startup-et. Zilis kaloi në Neuralink, duke punuar si drejtoreshë projekti në zyrën e CEO. Sipas profilit të saj në LinkedIn, ajo tani është drejtoreshë e operacioneve dhe projekteve speciale në kompaninë, të cilën Musk e themeloi në vitin 2016.

Si u noh me Musk? Zilis iu bashkua OpenAI – një organizatë që Elon bashkëthemeloi – si këshilltare dhe më vonë u bë anëtare bordi në 2016. (Musk u largua nga bordi në 2018.) Zilis ka punuar në projekte të shumta të AI për kompaninë ‘Tesla’ të Musk.

Në çfarë është specializuar ajo? Sipas biografisë së Zilis në Twitter, ajo është e interesuar për “inteligjencën artificiale, inteligjencën biologjike dhe çdo gjë që ekziston në hapësirë dhe përtej”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME