Categories Lajme

Ku po vrapojnë shqiptarët për festa?

Agjencitë turistike pohojnë se Shqipëria ka qenë pak (ose aspak) e preferuar për t’u vizituar këtë vit. Dy festa të tjera po afrojnë, rreth 5 ditë pushim për administrim publike dhe duket se edhe këtë vit, një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë ato jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, siç raportojnë për “Monitor” agjencitë e udhëtimit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit.

Maqedonia e Greqia, por edhe disa vende europiane si Hungaria dhe Italia, konsiderohen destinacionet më të kërkuara këtë vit. Nën moton “Festoni Ndryshe Festat e Nëntorit”, Union Travel u ka ofruar shqiptarëve oferta që në fillim të këtij muaji, kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.
Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. Operatorët turistikë thonë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, ndryshe nga një vit më parë që ishin veç dy ditë pushim, këtë vit janë 6 të tilla.

Agjencitë pohojnë se interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shumë shpejt, pasi një pjesë e mirë e të interesuarve kanë marrë pushim edhe ditën e premte, të vetmen që sipas kalendarit rezulton ditë pune (data 30 nëntor). Oferta të tilla tërheqëse nuk u ofruan nga vendi ynë, thonë burime nga agjencitë, ndaj rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacioni me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Budapesti.

Për të parin, ofertat përfshinin transport të siguruar nga agjencia (ose edhe individualisht), pjesa tjetër e paketës ofronte konceptin ultra-all inclusive, që për në qytetin e Budvas shkonte 120 euro/4 ditë. Falë ofertave të leverdishme, në Kroaci dhe Maqedoni, ka pasur një numër të madh rezervimesh. Sepse, sikurse pohojnë klientët, “kushton më shumë të rrish në Tiranë”.

Nga Matias Travel and Tours pohojnë se tre destinacione, të cilat që në momentin që u shfaqën në faqe apo shpërndanë në rrjetet sociale, morën vëmendje dhe patën kërkesa të shumta: Festat e Nëntorit 4 ditë Stamboll 22 – 25 nëntor 99 euro/personi; Tur në Sofje 28 – 30 Nëntor 89 euro/personi; Tur në Romë – Vatikan 28 Nëntor 2 dhjetor, çmimi 249 euro; Festat e Nëntorit në Paris 25 nëntor – 2 dhjetor 399 euro/Personi. Në udhëtimet dyditore në rajon, kostot varionin 40-80 euro personi. Turet me autobusë për në Greqi ose Turqi, arrijnë deri në 150-250 euro personi.

Ndërsa udhëtimet e prenotuara me linja ajrore (jo tranzite), kryesisht për në Itali, Romë, Milano janë rezervuar më herët, me rreth 170 – 220 euro.
Nga agjencia Kalemi Travel shprehen se destinacionet më të prenotuara kanë qenë udhëtimet me guidë për Festat e Nëntorit.

Rajoni kryeson në zgjedhjet e shqiptarëve, në udhëtime që janë kryesisht me kosto të ulët, theksojnë ata. Janë prenotuar shumë grupe për: Budva-Ulqin-Kotor, 2 ditë, 45 €; Dubrovnik 3 ditë, 79 €; Sarajevë – Mostar – Medjugorje 3 ditë, 99 €; Beograd, 3 ditë, 109 € (me mëngjes + darkë)./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME