Categories Sport

Kubo i Realit: “Idhulli im ka qenë gjithmonë Messi”

Talenti i ri japonez, Take Kubo, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Marca”, ku përveç analizës së momentit të tij aktual te Mallorca, ku është huazuar nga Real Madridi, ka folur edhe për të kaluarën e tij në akademinë e Barçës. Ai rrëfeu se, pavarësisht se është lojtar i rivalit të përjetshëm të katalanasve, idhull të përhershëm ka një lojtar të Barçës, ai është magjiku, Lionel Messi.

“Idhulli im ka qenë gjithmonë Messi. Nuk e di sa vjeç është ai tani, por më mahnit se si vazhdon të shënojë kaq shumë gola”. Në fakt, Kubo u krahasua gjatë kohës së tij në “La Masía” me yllin argjentinas, pasi të dy kanë një stil të ngjashëm loje, diçka që japonezi e kujton me një përzierje krenarie dhe maturie:

“Është nder që më krahasojnë me një futbollist kaq të shkëlqyer, por ende kam shumë për ta mbërritur Messin ndonjë ditë”. Kubo ka përmendur një nga momentet më të vështira të tij, siç ishte sanksioni i FIFA-s në vitin 2014:

“Për një djalë 13-vjeçar ishte shumë e vështirë. Ju dëshironi të luani futboll dhe nuk e dini pse ju largojnë nga vendi. Në fakt, unë ende nuk e di pse ndodhi as tani”.

Kujtojmë se ky sanksion u dha për shkeljen e rregullave në transferimin e lojtarëve minorenë nga klubi katalanas. Ky ndëshkim i FIFA-s bëri që Kubo të linte akademinë e Barçës dhe të kthehej në Japoni. Verën e këtij viti, Real Madridi e bleu, duke ua rrëmbyer atë katalanasve. Japonezi shpjegoi arsyet që e shtynë të nënshkruajë me “Los Blancos”:

“Me të vërtetë më pëlqeu qëllimi i Real Madridit në aspektin sportiv, plani që kishte për mua gjatë viteve në vijim”. Një projekt për të ardhmen, që po “farkëtohet” te Mallorca, ku Kubo u huazua për të pasur më shumë minuta aktivizim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME