Categories Lajme

Kujdes! Edhe subjektet dhe OJF-të me status pasiv duhet të deklarojnë pronarët, ose gjobë 4 mijë euro

Brenda datës 31 mars, subjektet tregtare (personat juridikë) dhe OJF-të duhet të bëjnë regjistrimin e pronarit/ët përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP).

Por, detyrimin për të bërë këtë deklarim e kanë edhe gjithë subjektet apo organizatat jofitimprurëse, që janë në status pasiv. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) tha për “Monitor” se “Në bazë të nenit 2, të Ligjit nr. 112/2020, çdo subjekt i përcaktuar si subjekt raportues, pavarësisht statusit të tij, ka detyrimin e regjistrimit të pronarit përfitues”. Vetëm subjektet e çregjistruara nuk duhet të bëjnë deklarim.

Subjekte raportuese janë personat juridikë të regjistruar në Regjistrin Tregtar dhe të identifikuar me NUIS dhe organizatat jofitimprurëse, të regjistruara në Gjykatë dhe organet tatimore të identifikuar me NIPT, ndërsa janë të përjashtuar personat fizikë, personat juridikë ku aksioner është shteti shqiptar, komunitetet fetare dhe partitë politike.

QKB bën të ditur se në total janë rreth 55 000 subjekte (subjekte tregtare dhe OJF), të cilët kanë detyrimin e regjistrimit të pronarit përfitues.

Regjistrimi bëhet me aplikim nga personi i autorizuar (përfaqësuesi ligjor) për të përfaqësuar subjektin përkatës, nëpërmjet shërbimit “regjistrim i pronarit përfitues”, në portalin e-albania.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14519

Gjoba e parashikuar në rast të mos aplikimit është 500 mijë lekë (rreth 4 mijë euro). Sipas QKB-së, referuar ligjit, mospërmbushja e detyrimit për regjistrim fillestar të pronarit përfitues brenda afatit, përbën kundërvajtje administrative gjobë për subjektin raportues dhe për përfaqësuesin ligjor të saj.

Më herët, subjektet u ankuan se po hasnin vështirësi në kryerjen e aplikimit online, për shkak se sistemi ose nuk funksionon, ose nuk ruan hapat e aplikimit, ndërsa Confindustria Albania ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e afatit të regjistrit të pronarëve përfitues deri më 30 qershor.

Lexo edhe këtë: Bizneset, probleme të shumta me plotësimin e regjistrit të pronarëve; A do shtyhet afati dhe kur nuk merret gjobë 500 mijë lekë

Në aplikim, duhet të bashkëlidhet dokumentacioni i nevojshëm shoqërues, të tillë si: dokumenti i identifikimit të individit të regjistruar si pronar përfitues dhe ekstrakti i subjektit tuaj; ekstrakti i personit juridik që zotërohet nga individi i regjistruar dhe rezulton ortak/aksion në subjektin tuaj (pronësia indirekte); statuti/aktet e brendshme të shoqërisë; kontrata apo çdo dokument tjetër që vërteton se, individi i regjistruar është pronari përfitues i subjektit tuaj, sipas pronësisë direkte apo indirekte.

Burime informale bënë të ditur për Monitor se për shkak të vështirësive që po hasin subjektet për të bërë deklarimet, zyrat noteriale, apo dhe studiot e kontabilitetit po ofrohen që ta kryejnë këtë shërbim, kundrejt një pagese që varion nga 100 deri në 500 euro.

Krahas gjobës, nëse nuk bëjnë regjistrimin e pronarëve përfitues, subjektet rrezikojnë edhe ndërprerje shërbimi në Regjistrin Tregtar, deri në regjistrimin e të dhënave si dhe shlyerjen e detyrimit, sipas njoftimit që QKB ka bërë në faqen e vet zyrtare.

Edhe për OJF-të parashikohet ndërprerje shërbimi në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, deri në regjistrimin e të dhenave si dhe shlyerjen e detyrimit.

Ligji për “Regjistrimin e pronarëve përfitues”

Ligji për “Regjistrimin e pronarëve përfitues”, i cili ishte një kërkesë e Mekanizmit Europian Moneyval me qëllim luftën kundër pastrimit të parave, është miratuar në gusht 2020, ndërsa udhëzimi që rregullon funksionimin e tij, në dhjetor 2020. Ligji, që synon të bëjë transparencë mbi aksionerët e subjekteve të ashtuquajtura offshore (me pronar të panjohur) parashikonte një muaj kohë për krijimin e Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP), deri më 31 janar, proces që u realizua nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Pas krijimit të regjistrit, subjektet raportuese kanë 60 ditë afat për të regjistruar pronarin/ët përfitues.

Pronar përfitues, sipas ligjit, është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër, të: aksioneve/kuotave; pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit; të drejtave të votimit; ose përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti në emër të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME