Categories Lifestyle

Kujdes me çfarë i ushqeni fëmijët tuaj! Raporti nxjerr të dhënat tronditëse: 95% e ushqimeve përmbajnë…

Metalet e rënda toksike ka të gjasa të jenë në ushqimet të cilat po jua jepni fëmijëve tuaj për të ngrënë, pretendon një raport i ri tronditës. Studiuesit testuan 168 ushqime për fëmijë në SHBA dhe zbuluan se 95 përqind e ushqimeve për fëmijë të testuar përmbajnë një ose më shumë metale. Në mënyrë të veçantë, 94 përqind përmbajnë plumb, 75 përqind kishin kadmium, 73 përqind kishin arsenik dhe 32 përqind përmbajnë merkur.

Ndër ushqimet që paraqesin rrezikun më të madh të ekspozimit të metaleve të rënda ishin ushqimet me bazë orizin, karotat, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave. Sipas raportit, sasitë e gjetura në ushqime mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit. Arseniku është një element që shfaqet natyrshëm në koren e Tokës dhe mund të gjendet në ajër, ushqim, tokë dhe ujë. Në formën e saj inorganike dhe në nivele të larta, arseniku mund të jetë jashtëzakonisht toksik, dhe madje edhe vdekjeprurës. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që foshnjat e ekspozuara ndaj niveleve të ulëta të arsenikut kanë aftësi njohëse më të dobëta se sa bashkëmoshatarët e tyre. Krahasuar me drithërat e tjerë, orizi thith shpejt arsenin nga toka dhe uji ku është rritur, dhe shpesh, e po ashtu edhe karotat e patatet e ëmbla, marrin më shumë arsenik nga toka, sipas raportit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME