Categories Lajme

Kujdes: Nga sot nuk mund të importohen këto automjete

Vendimi i ri për importin e veturave në Shqipëri ka hyrë që nga sot në fuqi.

Përmes këtij vendimi ndalohet importimi i veturave që janë prodhuar para vitit 2009.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave risjell në vëmendje kategoritë për të cilat do të zbatohet dhe nuk do të zbatohet ky vendim.

Ky vendim nuk zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970, automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë, automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale, si dhe mjetet motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

Në përputhje me këtë vendim, automjetet që do të importohen në Republikën e Shqipërisë, duhet të përmbushin kushtet teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të tyre, të cilat duhet t’u korrespondojnë mjeteve të parashikuara si më poshtë.

Këto kushte përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për transportet.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian;

Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Europian;

Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;

Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME