Categories Lajme

KUJDES! Pamje të rënda/ Policia jep detaje nga aksidenti në autostradë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot, pranë kryqëzimit të Patakut.

Si pasojë e aksidentit, mësohet se ka humbur jetën një këmbësore, e cila po kalonte rrugën.

Policia bën me dije se se viktima është shtetasja me inicialet Xh.L.

E ndjera është ‘masakruar’ nga makina duke u bërë copa, ndërsa sipas dëshmitarëve, makina që e ka goditur është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fushë Milot – Fushë Krujë, tek vendi i quajtur ” Kryqëzimi i Patokut” , ka ndodhur një aksident ku një mjet ka përplasur shtetasen Xh.L. 65 vjeçe, banuese në Sanxhak Kurbin, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME