Categories Sport

“Kujtova se isha në ëndërr”, i pastrehu anglez zbulon gjestin fantastik të Salah

Momo Salah është një futbollist fantastik brenda fushave të blerta, por jo vetëm. Të shumta janë gjestet e bukura të yllit të Liverpool, teksa i fundit është i mrekullueshëm. Sulmuesi egjiptian ka ndihmuar një të pastrehë nga ngacmimet që po i bënin disa të rinj dhe në fund i ka dhuruar 100 paund.

Lajmi raportohet nga The Sun, aty ku David Craig, një i pastrehë dhe lypsar, ka treguar ngjarjen. “Disa djem po më shqetësonin dhe Salah e pa gjithë skenën. Po talleshin me mua, më bënin pyetje se pse ndodhesha rrugëve dhe pse lypja. ‘Do të gjejmë një punë’, u shprehën ata duke qeshur dhe duke u tallur me mua. Momo dëgjoi gjithë bisedën, iu afrua atyre dhe iu tha: ‘Mund t’u ndodhë edhe juve një gjë e tillë në të ardhmen‘.

Kur dëgjova zërin e tij e kuptova se nuk isha në ëndërr. Më pas më dhuroi 100 paund dhe u largua. Ai është unik, një legjendë e gjallë. Kam qenë gjithmonë tifoz i tij për aftësitë futbollistike që ka, por tregoi që është një kampion dhe në jetë“, përfundon 50-vjeçari Craig. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME