Categories Kulture

Arab Time në vitin 1990: Thirrja e Leka Zogut I për lirinë e Kosovës

Nga Aurenc Bebja, Francë “Arab Times” ka botuar, të martën e 30 janarit 1990, në faqen n°6, thirrjen e Mbretit Leka Zogu I për lirinë e Kosovës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Thirrje për lirinë e Kosovës

Bruksel, 29 janar (Reuter) : Pretendenti në mërgim (ekzil) për fronin shqiptar, “Mbreti” Leka, bëri sot thirrje për pavarësi për krahinën jugosllave të Kosovës, ku policia qëlloi për vdekje shqiptarët etnikë gjatë demonstratave të fundjavës.

“Në vitin 1913 Kosova ishte viktimë e copëtimit të territorit shqiptar. Mbi të gjitha, ajo është bërë një republikë e pavarur, krejtësisht më vete”, tha Leka në një intervistë për gazetën belge “La Dernière Heure”.

“Kosova, një enklavë prej 1.7 milionë shqiptarësh etnikë kryesisht myslimanë në Republikën Jugosllave të Serbisë, duhet të bëhet përfundimisht pjesë e Shqipërisë”, tha Leka.

Tani jeton në Afrikën e Jugut me gruan dhe djalin e tij, por Leka ishte vetëm dy ditësh kur një pushtim gjerman dhe italian (në fakt italian) detyroi të atin, Mbretin Zog, të ikte nga Shqipëria në vitin 1939.

Leka, i cili thotë se synon të përmbysë regjimin stalinist të Shqipërisë për t’i hapur rrugën demokracisë së stilit perëndimor, ishte në Bruksel në një turne në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara për të mbledhur (marrë) mbështetjen e të mërguarve shqiptarë për një kryengritje. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME