Categories Kulture

DOKUMENTI/ Maks Velo, si e mbrojti nga shembja xhaminë e Et’hem Beut dhe kullën e Sahatit

Maks Velo, arkitekti dhe piktori që e mbylli jetën pak ditë më parë, ka pasur një qasje interesante me objektet më përfaqësuese të kryeqytetit. Ai ka qenë një nga zërat më të fortë dhe më argumentues kundër prishjes së Stadiumit Kombëtar dhe Teatrit. Por ndërsa  kjo kundërshti e tij ka lënë shenjë dhe njihet nga të gjithë, një dokument i vjetër i Sigurimit të Shtetit vërteton se Maks Velo edhe rreth 50 vite më parë, më 1971, ka qenë kundër prishjes së objekteve me simbolizuese të Tiranës.

 

Në dokumentin që ABC News sjell ekskluzivisht, Maks Velo, në këtë kohë arkitekt, ka kundërshtuar me argumente një ide të prishjes së xhamisë të Et’hem Beut në qendër të Tiranës. Biseda, në Lidhjen e Shkrimtarëve, është zhvilluar mes tij dhe Fadil Paçramit, në këtë kohë Sekretar i Komitetit të Partisë së Tiranës Maks Velo, që sa duket kishte publikuar edhe një shkrim kundër prishjes së xhamisë, përsërit të njëjtin mendim përpara njeriut me pushtet.

Këto janë disa pjesë nga dialogu, zhvilluar më 1 dhjetor të vitit 1978, mes të pandehurit Maks Velo, në këtë kohë i arrestuar për agjitacion dhe propagandë, dhe hetuesit Dhimitraq Shkodrani.

Biseda: Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e kini njohur Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën, në rast se po, çfarë marrëdhënie keni pasur me ta?

Përgjigje: Unë Fadil Paçramin e kam njohur kur ishte sekretar i Komitetit të Partisë së qytetit. Ai vinte vazhdimisht në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve. Më kujtohet në një natë kur isha në klub dhe ai ishte me Bardhyl Kosovën, më ka thirrur Fadili dhe më ka pyetur se çfarë mendim ke ti Maksi lidhur me prishjen e xhamisë së Ethem Beut në sheshin “Skënderbeg”, se ti Maks nuk ke qejf që ne ta prishim. Në fakt unë kisha shkruar një artikull që të mos prishej sahati dhe xhamia. I thashë Fadilit se unë nuk jam dakord që të prishet se është monument me vlerë arkitekturore dhe duhet ruajtur. Sipas Fadilit xhamia duhet të prishej. Fadili më ka pyetur gjithashtu  për pishat përpara hotel “Dajtit” a ti presim? I thashë se ato janë pemë me kurorë dhe me volume monumentale dhe tashti marrin pjesë në gjithë ansamblin e hotelit. Unë kisha parë një fotografi sapo hoteli ishte ndërtuar dhe pishat ishin të vogla dhe dukej si i zhveshur. Po gjithashtu Fadili më ka pyetur mua për pishat që janë te taksitë, a ti presim? I thashë se kam një mendim që të mos i presim se janë të bukura…/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME