Categories Kulture

Gazeta gjermane (1910). Isa Boletini, shpirti i kryengritjes shqiptare

Nga Aurenc Bebja* – “La France” ka botuar, të martën e 3 majit 1910, në ballinë, shkrimin e gazetës gjermane “Le Nouvelliste de Hambourg” në lidhje me revoltën (kryengritjen) shqiptare dhe udhëheqësin e saj Isa Boletinin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Revolta e shqiptarëve “Le Nouvelliste de Hambourg” merr nga Kostandinopoja informacionin e mëposhtëm për revoltën shqiptare :

“Shpirti i kryengritjes është shefi i fisit mysliman Isa Boletini, i quajtur Boletinatz ose Bolietinatz, shefi më i rrezikshëm i brigandëve në të gjithë Shqipërinë. Ai nuk është shefi zyrtar i revoltës, pasi që prej vitit të kaluar fshihet nga një dënim i dhënë në mungesë paraqitjeje. Por është ai që ngre banorët, u siguron armë dhe drejton lëvizjen. Boletini nuk është një brigand vulgar. Ai është një nga ata pronarë të mëdhenj të tokave, gjyqtarë, patriarkë, të cilët ne nuk i hasim më në Shqipëri. Çdo fis i Shqipërisë së Epërme (Sipërme) përbën, ende dhe sot një shtet në vete, ku në krye të të cilit gjendet “Bajraktari”. Por fuqia e tij është e kufizuar, nga “kuvendi” ose asambleja e shteteve (fiseve), e cila ka një zë vendimtar në të gjitha pyetjet kryesore.”

 (Blogu © Dars (Klos), Mat-Albania)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME