Categories Kulture

Stamboul (1912) / Shkresa e Isa Boletinit për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të Malit të Zi

“Stamboul” ka botuar, të hënën e 26 gushtit 1912, në faqen n°2, shkresën e Isa Boletinit për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të Malit të Zi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Në Mal të Zi Isa Boletini i dërgon nga Mitrovica shkresën e mëposhtme Ibrahim Pashës :

Malazezët dogjën fshatrat myslimanë përgjatë lumit Lim midis Akvës dhe Beranës. Banorët myslimanë të këtij rajoni janë objekt i sulmeve të vazhdueshme. Në pamundësi për të qëndruar indiferent, në prani të kësaj situate vendosa t’u shkoj në ndihmë. Megjithatë, meqenëse armët që kam në dispozicion nuk janë të përdorshme, ju lutemi jepni komandantit urdhrat e nevojshëm për të më dhënë, kundrejt një fature, armë, municione, rroba në sasi të mjaftueshme, me bindjen se qasja ime ka për qëllim të vetëm të mbrojë nderin dhe prestigjin e atdheut dhe të qeverisë.

Bajram Curri dhe Riza bej Gjakova, nga ana e tyre, kërkuan 3000 mauzerë (pushkë) për t’u shkuar në ndihmë Gucisë dhe Beranës të rrethuara nga malazezët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME