Categories Sport

Kumbulla tregon emocionet dhe zbulon kundërshtarin më të vështirë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla po e shijon në maksimum aventurën e tij në Serinë A me ekipin e Hellas Verona. Mbrojtësi 19-vjeçar është kthyer në një titullar për ekipin e Ivan Jurić dhe në ndeshjet e para ka shpërblyer besimin e trajnerit duke dhuruar performanca sinjifikative.

“Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që ndjen kur shikoj veten në Serinë A. Kam një ndjesi të çuditshme. Emocionet janë të mëdha sa herë zbres në fushë. Shpresoj të mësohem me këtë ndjesi. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe luaj në një nga ligat më të forta në Europë. Jam 19-vjeç dhe nuk është diçka e zakonshme. Hapat e para në futboll i kam hedhur kur isha 8 vjeç dhe pikërisht në këtë klub. I kujtoj ende provimet e para dhe të kalosh nga ekipet e fëmijëve, në Serinë A duke luajtur kundër Juves është fantastike”, tha Kumbulla në rubrikën “A tu per tu”, në kanalin e klubit.

Në pesë ndeshjet e para Verona ka dhuruar ndeshje pozitive ndërsa 19-vjeçari është përballur me kundërshtarw si Ronaldo, Higuain, Dybala, Pionetk apo suso.

“Stadiumi i Veronës më elektrizon, sepse jam edhe tifoz i kësaj skuadre. Debutimi ndaj Bolonjës ka qenë një emocion i madh. Në minutat e para mbaj mend që rrëshqita, por në fund gjithçka shkoi mirë. Çdo ndeshje ka pasur specifikat e veta, por deri më tani kam vuajtur më shumë ndaj Dybala”, shtoi 19- vjeçari, që më pas u ndal te trajneri.

Kampionati italian është shumë i vështirë, por të luash me fanellën e klubit që të rrit, është emocion i papërshkrueshëm. Juriç më ka dhënë besim, por edhe më detyron të punoj shumë. Trajnerët e Veronës i kam të gjithë në zemër, e sidomos ata me të cilët kam punuar. Kur isha i vogël kam luajtur në mesfushë por herën e parë që luajta me Veronën, më kthyen në mbrojtje. Tani më pëlqen shumë ky pozicion dhe aty dua të luaj. Po e shijoj.”, deklaroi Kumbulla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME