Categories Lajme

Kundër shembjes së Teatrit! Shkarkohet Kiço Londo, kush e zëvendëson

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro para se të largohej nga posti ka firmosur edhe një emërim të fundit. Bëhet fjalë për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental që nuk do të jetë Kiço Londo por Jonida Beqo, aktualisht drejtore e Teatrit “Metropol”. Kiço Londo u vu në konkurs përballë Jonida Beqos dhe mesa duket, kjo e fundit ka qenë preferenca e qeverisësve.

Londo, një “socialist i orëve të para”,  në ambiente konfidenciale mes miqsh e artistësh është shprehur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, raporton newsbomb.al. Ndërsa Jonida Beqo, futet te ato emra të cilët janë pro shembjes së këtij teatri.
Kujtojmë se një një reagim të disa ditëve më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti kandidaturën e Londos dhe doli hapur kundër kandidaturës së Beqos.

Aleanca theksonte edhe punën që ka bërë Londo në drejtimin e Teatrit, ku në vetëm 3% buxhet të akorduar nga Ministria për teatrin, TKE që ai drejton prodhon 60% të shfaqjeve teatrore. E megjithatë, duket se tashmë zgjedhja është bërë dhe drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar Ekserimental do të jetë Jonida Beqo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME