Categories Sport

Kupa që do të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, kompeticioni i ri

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovëska deklaruar se FFk-ja dhe FSHF-ja janë në bisedime për zhvillimin e një kompeticioni të ri që do angazhonte skuadrat nga të dy vendet për të marrë pjesë. Gjatë emisionit “Favorit” Eroll Salihu bëri të ditur se të dyja federatat janë duke konkluduar bisedimet për krijimin e këtij kompeticioni dhe sipas tij në vitin e ardhshëm do e fusin këtë risi.

Ka ardhur koha që të bëjmë diçka në bashkimin e futbollit shqiptar. Do të kemi sponsorë të ndryshëm pasi do të hynin dhe qeveritë së bashku. E kemi diskutuar dhe do të ketë benefit material” – u shpreh Salihu.

Trajneri kosovar Sokoli shprehet se një kompeticion i tillë do të jetë një dështim nëse cilësia e futbollit nuk do të jetë në nivelin e duhur ashtu siç ndodh me kompeticionin aktual “Kupa e Pavarësisë”. Ai është një kompeticion i përvitshëm që mbahet si përkujtimore e ditës së pavarësisë dhe marrin pjesë skuadra nga Shqipëria dhe Kosova. Një turne që zhvillohet prej vitit 2009.

“Por problemi i këtij kompeticioni qendron tek fakti se kjo kupë e ka degraduar simbolikën e zhvillimit të ndeshjeve pasi ekipet marrin pjesë me formacionet e dyta” – shprehet Sokoli.

 Shpërblimi i këtij lloj formati nuk është  i duhuri. Nëse dy federatat do të bisedonin me UEFA-n dhe do të binin dakord që fituesi i kupës të kualifikohej në kupat e europës do ta bënte këtë garë më interesante dhe më të ndjekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME