Categories Lajme

Kuptimi i filmit që po xhironte Gjergji Xhuvani dhe lidhja me historinë e të birit

Pasi kishte mbaruar xhirimet e filmit “Liqeni im” në Shqipëri në fund të vitit të kaluar, Gjergj Xhuvani edhe pse vuante nga sëmundja e diabetit, në këtë vapë gushti s’e ndali punën.  Regjisori i njohur ndërroi jetë në sheshxhirim në moshen 56 vjeçare, nga nje sulm ne zemer! Nderroi jetë pikërisht në sheshxhirimin e filmit “Liqeni im” që po bënte në shtetin Italian.

Filmi me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit kishte marrë mbështetjen e Eurimages në Yerevan dhe kishte nisur xhirimet në dhejtorin e vitit të kaluar si një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që kishte mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka ruajtur në arkivën e saj disa foto me momentet e xhirimeve të para të filmit “Liqeni im”, ku regjisori është i përkushtuar në komunikimin me aktorët dhe grupet e xhirimit, pjesa më e madhe e të cilëve janë nxënës të shkollave të mesme.

Regjisori që vuajti vitet e fundit me problemet e të birit, i cili u fut në një rrugë pa krye dhe përfundoi në burg për vrasje, me sa duket e ndjeu si mision që filmin t’ua kushtonte adoleshentëve që janë në udhëkryqin e jetës së tyre, me moralin që t’i kthehen jetës së thjeshtë e të ndershme.

“Liqeni im” rrëfen historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon; Ismailin dhe Paskon.
Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi, percjell shqiptarja.com

Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. istoria përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë.

Fotot e xhirimeve ne Romë i ka postuar regjisori Ilir Butka, i cili thote i shoqeron me kete shenim: “Nje humbje e rende ne boten e filmit shqiptar. Eshte ndare nga jeta sot ne mengjes nga nje goditje ne zemer regjisori Gjergj Xhuvani.

Projekti i filmit “Liqeni im” ishte nje bashkeprodhim i mirfillte midis Ballkanit, Shqiperise, Kosoves, Kroacise dhe Italise. Projekti u mbeshtet edhe nga Eurimages ku fitoi piket maksimale.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME