Categories Kuriozitete

Rrëfimi i të riut, si ia vodhi e dashura parat për tre vjet rresht

Një person anonim ka treguar se si e dashura ia ka vjedhur paratë për tri vjet rresht. Duke e kuptuar këtë ky person ka kërkuar ndihmë nga personat e tjerë dhe psikolog. Ai në një postim ka pyetur se çfarë të bëjë?

Më poshtë gjeni rrëfimin:

Pyetje: Përshëndetje! Nuk e di se si të tregoj se çka është duke ndodhur në jetën time. Për të filluar, kam qenë në lidhje me të dashurën time për 3 vite. Vitin e kaluar, ne vendosëm të jetojmë së bashku dhe pasi u shpërngulem në një shtëpi, e kam zbuluar tipare të caktuara që më kanë lënë shumë të shqetësuar, raporton “Etimes”. Në raste të caktuara, kam gjetur se një shumë e madhe të parave të mija mungonin në kuletën time. Menjëherë kam dyshuar në shërbëtoren time dhe fillova ta mbaj kuletën në një vend të sigurt. Edhe pasi e kam bërë ketë, kam vërejtur të njëjtën gjë. Vetëm unë edhe e dashura ime kishim çelsin e atij vendi sekret. Kështu, një ditë me shumë hezitim, e pyeta atë se a është duke më marr para nga kuleta.

Në fillim, ajo refuzoi, por më vonë ajo e pranoi që ka marr para nganjëherë. Së fundmi kam nxjerrur një shumë më të madhe për të paguar qiranë dhe pasi do të takoja pronarin në vikend, i kam lënë paratë në dollap. Në ditën e pagesës, isha i habitur pasi pash që e gjithë shuma mungonte. Kur u përballa me tëë dashurën ajo më tha që ju kanë nevojitur të paguajë kreditin e bankës dhe ka harrur të më tregoj, isha i shokuar. Në anën tjetër, ajo është një person shumë i mirë dhe e kujdesshme dhe unë e dua. Ajo ka kërkuar falje për sjelljen e saj, por unë nuk e di se a mund t’i besoj më. Çfarë të bëjë?

Një psikolog iu është përgjigjur. Një situatë e tillë mund të jetë mjaft problematike dhe mund të shkaktoj shumë probleme në lidhjen tuaj. Është e kuptueshme që për momentin jeni duke u përballur sa i përket besimit në të. Megjithatë, është e dobishme ta keni parasysh kohën që keni kaluar bashke dhe të përpiqeni të përcaktoni se çfarë e ka bërë atë të bëjë këtë gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME