Categories Politike

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Dhuka: Viti 2023 do japë një pasqyrë të qartë

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka, e cila tha se Shqipëria do të ketë një pasqyrë të qartë se kur do të anëtarësohet në BE në fund të vitit 2023. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë konferencës që mbajti me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Negociatat janë një proces me vullnet politik nga vendet anëtare por dhe me thelb teknik. Procesi është një mundësi e shkëlqyer që Shqipëria të transferojë njohuritë më të mira nga BE dhe vendet anëtare për të ndërtuar institucione të qëndrueshme, ekonomi tregu të zhvilluar dhe që afrohet me tregun e BE.

Kemi nisur procesin e shqyrtimit analitik, në fund të 2023 do të kemi një qartësi të dakordësuar me komisionin evropian mbi stadin e përafrimit të Shqipërisë dhe të gjitha rekomandimet qe duhet të përmbushin gjatë procesit të negociatave.”, tha ajo duke shtuar se duhet të presim deri në fund të vitit.

“Në fund të vitit 2023 do të ndaj pasqyrën e qartë mbi ku është vendi në raport me KE, dhe sa shpejt do të afrohemi ne drejt anëtarësimit. Pavarësisht nga kjo, gjatë procesit të negociatave po punojmë për fusha, zona në të cilat ne afrohemi me BE -në përpara se të jemi anëtarë me të drejta të plota.

Këta janë fusha të lidhura me arsimin, energjinë, shërbimet, qeverisjen, njohjen e të drejtave të shtetasve shqiptare që janë në vendet e BE-së. Fokusi ynë është krijimi i mundësive për qytetarët dhe ekonominë shqiptare përpara se të bëhemi anëtare me të drejta të plota dhe ndërkohë avancojmë me thelbin teknik të negociatave.”, përfundoi Dhuka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME