Categories Lajme

Kur do të arrijë “pikun” varianti Delta ? Njerëzit nuk kanë vullnet të mbajnë maska

Varianti  Delta, i identifikuar në Indi po përhapet me ritme të shpejta në Shtetet e Bashkuara dhe tani përbën shumicën e rasteve të reja në vend. Mesatarja aktuale rasteve e reja në një javë është rreth 130,000. Ndërkohë Francis Collins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, paralajmëroi në një intervistë për Fox News  se numri i rasteve ditore së shpejti mund të shkojë në 200,000 në 24 orë. Duke pasur parasysh rritjen e rasteve, a mund të parashikojmë se kur kjo valë e nxitur nga Delta do të arrijë kulmin?

Sipas Benjamin Linas, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit tha se diçka e tillë është e vështirë të parashikohet. Sigurisht kjo është në dorën tonë. Njerëzit duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur  dhe duhet të mbajnë maska si edhe të respektojnë rregullat që secili shtet ka imponuar.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund të kemi në kontroll virusin apo variantet e tjera të rrezikshme. Nuk është  mister se si mund ti  jepet fund rritjes së rasteve për shkak të variantit  Delta, por njerëzit janë të lodhur  dhe nuk kanë më as vullnet për të ndërmarrë masa.

Linas,  tha se të dhënat sugjerojnë se pa marrë masa, shumë shtete do të regjistrojnë  rritje të rasteve me variantin Delta, me norma vdekshmërie më të larta se në valën e parë të COVID . “Kjo është shqetësuese,” tha ai. “Nëse jeni të vaksinuar, me siguri nuk do  jeni një nga njerëzit që do të vdesin nga Delta, por ju ende duhet të merrni masat në mënyrë që të mos kontribuoni që rritja e rasteve të krijojë variante të reja.

Jagpreet Chhatwal, një drejtor i asociuar në Institutin për Vlerësimin e Teknologjisë, Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit dhe një asistent profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit, tha se parashikimet e modelimit nga projekti i COVID-19-me të cilin janë përfshirë të dy institucionet-sugjerojnë që rastet e COVID do të arrijnë kulmin gjatë periudhës Tetor-Nëntor, në varësi të shteteve. Chhatwal tha se vdekjet e parashikuara në 24 orë ka shumë të ngjarë të tejkalojnë kulmin e tyre të në fillim të vitit 2021 në disa shtete.

“Gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen para se të përmirësohen deri në fund të vitit.” Maskat dhe vaksinimet janë vendimtare në luftën kundër CovidChhatwal tha se një kombinim i dy faktorëve kontribuoi në valën e fundit të COVID . “Së pari, varianti Delta u shfaq  menjëherë pasi u hoqën kufizimet për distancimin shoqëror  dhe mbajtjen e maskave,” tha ai. “Meqenëse rastet dhe vdekjet si pasojë e COVID  ishin në nivelin më të ulët.

Së dyti, shkalla e vaksinimit mbetet nën optimale. Kur Delta filloi të përhapej, shumica e shteteve nuk kishin as 50 përqind të popullsisë plotësisht të vaksinuar “. Sipas Chhatwal, ky kombinim i normave të ulëta të vaksinimit dhe lehtësimit të masave krijoi kushte ideale që varianti Delta të përhapej kudo. Për ti dhënë fund valës së Covid ose për të zvogëluar ndikimin e valës – ne kemi nevojë të rrisin normat e vaksinimit dhe të rikthejmë masat si distancimi social apo mbajtja e maskave.

Për sa kohë që një pjesë e popullsisë ende nuk është  vaksinuar,  valët e infeksioneve do të vazhdojnë të ndodhin pasi virusi gjen hapësira të njerëzit më të dobët. “Kjo situatë është si anologjia e zjarrit. Njerëzit e pavaksinuar janë si bari i thatë, njerëzit e infektuar janë shkëndija. Nëse i vaksinojmë të gjithë dhe eliminojmë barin, atëherë edhe me një shkëndijë nuk do të marrim zjarr,” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME