Categories Lajme

Tentohet të grabitet piktura 1.16 milionë euro nga muzeu i Amsterdamit, qytetarët e shpëtuan

Dy persona tentuan të vidhnin një pikturë të çmuar të Claude Monet nga një muze në Hollandë, pavarësisht se grabitja u pengua dhe të dyshuarit ikën me duar bosh, sipas policisë hollandeze, raporton CNN. Në Muzeun Zaans në Zaandam, në veri të Amsterdamit, u dëgjuan të shtëna me armë, pavarësisht se nuk raportohet të jetë plagosur kush. Piktura me vaj, “The Voorzaan and the Westerhem” e Monet është duke u inspektuar për dëmtime, thuhet në një deklaratë të muzeut përmes email.

Tentativa e grabitjes ka ndodhur rreth orës 10.30 të mëngjesit të së djelës. Sipas zyrtarëve të Muzeut, stafi dhe kalimtarë të rastit ndërhynë për të ndaluar vjedhjen. Dy personat u larguan me një skuter të zi, që më vonë u gjet nga policia. “Jemi të lehtësuar që askush nuk u lëndua dhe ata nuk patën mundësi ta vidhnin” tha përmes email drejtoresha e muzeut, Marieke Verëeij duke shtuar se ishte e shokuar nga ky incident.

Muzeu u mbyll përkohësisht të hënën dhe u rihap të martën, ndërkohë që piktura që u tentua të vidhej është hequr nga ekspozita. “Jemi duke parë nëse piktura është dëmtuar dhe nuk mund ta nxjerrim” argumenton drejtoresha.

Piktura përshkruan anijet që lundrojnë përgjatë lumit Zaan, dhe u ble nga Muzeu në 2015 për një shumë prej rreth 1.16 milionë euro. Monet e pikturoi skenën e lumit në një udhëtim në Zaandam në 1871. Ajo tregon pamjen nga porta e një hoteli ku ai qëndroi me gruan dhe djalin e tij për katër muaj. Zaandam rezultoi te ishte një burim frymëzimi për Monet, me artistin francez që krijoi 25 piktura dhe 9 skica të qytetit sipas autoriteteve të muzeut.

Në një letër drejtuar piktorit impressionist Camille Pissarro, Monet shkruante se kishte mjaft për të pikturuar për një jetë në Zaandam, duke përmendur mullinjtë e erës, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe “varkat e lezetshme”. Mullinjtë e erës mund të shihen edhe tek sfondi i pikturës që u tentua të vidhej. Të dyshuarit mbeten në arrati dhe policia hollandeze ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të dhënë dëshmi apo për të bërë denoncime

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME