Categories Lajme

Kur do të nisë vaksinimi në Kosovë? Njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se tashmë është e sigurt se gjatë këtij viti nuk do nis vaksinimi kundër kësaj pandemie. Sa i përket kohës se kur vaksina do jetë jenë të qasshme për popullatën dhe kur do të fillojë procesi i vaksinimit kundër COVID-19, Hoti deklaroi se kjo varet nga Aleanca Botërore e Vaksinimit.

“Në bazë të informacioneve të deritanishme Kosova do të përfitojë 20 për qind të vaksinave falas si donacion nga kjo aleancë. Ndërsa, pjesën tjetër sipas nevojave që do t’i përcaktojë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe ekipi i ekspertëve që merren me çështjen e vaksinimit, Kosova do ta blejë nga fondet e veta eventualisht me ndonjë kontribut të donatorëve apo partnerëve të ndryshëm.

Sa i përket kohës se kur vaksina do jetë jenë të qasshme për popullatën dhe kur do të fillojë procesi i vaksinimit kundër COVID-19 varet nga kjo aleancë dhe nga shpejtësia me të cilën ajo do t’i sigurojë vaksinat,  të cilat do t’i ndajë dhe për shtetet tjera… Përpjekjet janë që në muajit e parë të vitit 2021 të sigurohen këto vaksina dhe të fillojë procesi i vaksinimit. Por, kjo është çështje që është në zhvillim e sipër për shkak se siç e dini, vetëm një vaksinë është miratuar për përdorim dhe ne nuk mund ta përcaktojmë dinamikën se sa shpejt do ketë vaksina tjera”, tha ai.

Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë. Sipas zëdhënësit të MSH-së me këtë sasi pritet të vaksinohen së pari grupet e popullatës që janë më të rrezikuara nga COVID-19, siç janë punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Ai ka theksuar se Kosova para aplikimit zyrtar për vaksinën anti-COVID ka aplikuar edhe për asistencë teknike në Aleancën Botërore të Vaksinimit për të pasur qasje dhe siguri edhe për transportin e këtyre vaksinave. Ndër të tjerash zëdhënësi i MSH-së deklaron se Kosova ka staf mjekësor të mjaftueshëm për shpërndarjen e vaksinës, por që thekson se nevojitet trajtimi i profesionistëve shëndetësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME