Categories Lajme

SHBA-ja fillon shpërndarjen e vaksinave, ja kur pritet të bëhet injektimi i parë

Të paketuara në kontenierë në temperatura tepër të ftohta, vaksinat kundër koronavirusit u nisën me kamionë nga një fabrikë në Kalamazu të Miçiganit në orët e para të së dielës drejt pikave të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Të hënën fillon vaksinimi kundër COVID-19, një sëmundje që paralizoi botën dhe goditi rëndë në veçanti Shtetet e Bashkuara. Aktualisht në këtë vend numërohen mbi 297,000 të vdekur dhe më shumë se 1 milion e 607 mijë të diagnostikuar me koronavirus, sipas universitetit Johns Hopkins.

Gjenerali Gustave Perna, shef i operacionit Shpejtësia Marramendëse, siç është pagëzuar projekti i qeverisë amerikane për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, tha të shtunën në një konferencë shtypi se kompanitë e transportit do të furnizojnë fillimisht 150 qendra shpërndarjeje dhe deri të mërkurën gjithësej 450 qendra do të kenë marrë pako me vaksina.

Vaksina e prodhuar me bashkëpunim nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech u miratua të premten në darkë për përdorim emergjent tek individë mbi moshën 16 vjeç. Ndërkohë do të vazhdojnë analizat klinike për të parë nëse edhe fëmijë nën 16 vjeç si dhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen, pasi këto dy grupime nuk ishin përfshirë në numër të mjaftueshëm në provat klinike.

Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, pasuar nga persona të moshuar dhe me probleme ekzistuese shëndeti. Deri në fund të pranverës së ardhshme pritet që vaksina t’i ofrohet të gjithë popullatës amerikane. Vaksinimi kërkon dy doza, të bëra me distancë kohore prej tre javësh. Ndërkohë, autoritetet po analizojnë edhe vaksinën kandidate të kompanisë Moderna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME