Categories Opinion

Kur “jetova” nuk ka asnjë vlerë (E vërteta dëshpëruese e artistes)

Nga Ema Andrea

Pasi ke kaluar një jetë të jetuar mbi parime dhe etike profesionale, ke duruar macho-t arrogantë, e macet që ngrohen në diellin e moralit publik, pasi ke pranuar të hysh në konkurime projektesh njëjtë me fillestarët me besimin që gjërat do ndyshojnë, pasi ke dhënë kontribut të pashpërlblyer për shoqërinë, ke rrezikuar me risitë, ke duruar shpifjet dhe luftën banale të mediokërve, pasi ke zgjedhur të mos largohesh nga ky vend (nuk po përmend fjalën sakrificë, por zgjedhje) pasi vepra jote nderohet përtej kufinjve, mbërrijnë ato momente kur:
Kupton se sa më sipër jetova, nuk ka asnjë vlerë.
Sheh si:
Qeveriu përjashton nga konkurimi “kushurinjtë” e vetë të lashtë dhe i financon pa asnjë justifikim.
Kur pushteti din më mirë se profesionistët se kush duhet të krijojë dhe çfarë në sallat e mpakura.
Kur veprat e “dashnorëve” te politikës janë lancim i unit dhe për xhepin e unit e nga te cilat as vetë qeveriu, e jo më shoqëria nuk përfitojne asgjë.
Kur arroganca e pushtetit luan me kartën e gjynahqarit dhe viktimës së varfër që të mbajë nivelin e heshtjes
Kur, papritur familjarët e pushtetit dhe vetëm ata, janë shumë të talentuar dhe e kanë të mirëqenë hapësirën krijuese e financiare.
Kur artistët kanë harruar çdo të thotë integritet e etike profesionale.
Kur çmimin e shitjes e kanë aq të ulët sa s’blejnë dot bileta autobuzi për në Finiq e Vermosh (hapësira e mundshme e famës).
Kur hapësira publike u dhurohet si lodër Krishtlindjesh djemve e vajzave që sillen mirë me pushtetin, kështu ata kanë të drejtë absolute të bëjnë ç’të duan e të luajnë me kë të duan.
Kur qeveriu mban në dorë kacidhet për të të mbyllur gojën.
Kur loja e hienave meskine luhet në thashetheme me erë çorapesh të përshtatshme për çdo këmbë ndër bare VIP.
Kuptoj se ende sundon ligji i të fortit dhe jo i meritës e në ndryshim nga koha e diktaturës, tani mund të shkruaj në fb, te paktën gjysmën e asaj që dij!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME