Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë sot një deklaratë e mund të krijojë debate dhe reagime të shumta. Vuçiç ka thënë për gazetën gjermane Der Spiegel se Kryeministri Edi Rama e ka autorizuar të përfaqësojë interesat e shteteve të Ballkanit në takimin me presidentin francez Emmanuel Macron.
“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar”, ka thënë Vuçiç.
