Categories Lajme

“Kur kafet i paguante Kryeministri dhe drekën Presidenti”, gazetari zbardh detajet e bisedës me Aleksandër Meksin

Gazetari Lutfi Dervishi ka treguar një bisedë që ka pasur me ish-kryeministrin e vendit, Aleksandër Meksi lidhur me shpenzimet e luksit të qeveritarëve shqiptarë.

Dervishi duke iu referuar Meksit, thotë se në kohën kur ai drejtonte qeverisë, udhëtimi bëhej me “economi class” e me minimum delegacioni jashte e jo më shumë se 2-3 ditë ndërsa makinat ishin të kohës Çarçani e Benz kishin vetëm 5-6 veta…e
etj e tj”

Ai ka përmendur edhe rastin e një ish-ministri në kohën kur vendi drrejtohej nga Sali Berisha duke thënë se “dorrëheqja e tij vendosi një standart që jo vetëm e kemi harruar, por e kemi ndëshkuar”, duke shtuar se shumë për të cilën bëhej fjalë në krahasime me çfarë flitet ditët e fundit, duket qesharake.

Reagimi i plotë:

Kur kafet i paguante kryeministri dhe drekën Presidenti!

Në vijim të postimit të djeshëm, sot në mëngjes mora një mesazh nga ish kryeministri Meksi.

“ …në kohën e qeverisë Meksi kafet që pinim ne paguheshin nga ne. Vetëm për delegacionet e huaja i paguante shteti.
Udhëtonim në “economi class” e me minimum delegacioni jashte e jo më shumë se 2-3 ditë.
Mbajtëm makinat e kohës Çarçani e Benz kishin vetëm 5-6 veta…e
etj e tj”
Pasi i mora leje për publikim këtij mesazhi i them se kjo ngjarje ka ndodhur në shekullin e kaluar.
Përgjigja e ish kryeministrit Meksi: “Rusmali veç Gjermanisë mësoi edhe tek ne se ka punuar me mua ne Kryeministri”
Dorëheqja e Rusmalit në vitin 2008 vendosi një standart që jo vetëm e kemi harruar, por e kemi ndëshkuar! (Bashkëngjitur shkresa kur ministri paguante nga rroga kur tejkalonte në drekë zyrtare shpenzimet. Shuma 3200 lekë sot për dikë mund të tingëllojë qesharake, por integriteti zyrtarit të lartë gjykohet si i shpenzon jo milionat por qindarkat publike)…

Kur Presidenti paguan vetë drekën….

Një video disa sekonda e Presidentit dhe zv/presidentit të SHBA e vitit 2008 më ka mbetur në mendje që nga momenti që e kam parë.

Mund t’u kujtohet një video e shkurtër e Presidentit Obama dhe zëvëndëspresidentit Bajden.
Të dy shkojnë në një lokal për drekë. Lokali është “fast food”.
Futen në lokal. Secili radhë. Secili paguan vetë. Secili merr kusurin. Ulen dhe hanë drekën.
Tani mendojeni pak si mund të ishte kjo skenë në Shqipëri:
Pamja e parë: kamerat dhe rojet.
Pamja e dytë: pronari i lokalit që pret buzë e gaz klientët vip.
Pamja e tretë: kamarjerë që servirin ushqim dhe pronari që ka zënë vend në tavolinë në mos me shefat aty ngjitur.
Edhe nëse do të kishte ndonjë tentativë për të paguar vetë drekën: nuk do të bëhej fjalë. Kamarjeri nuk do të merrte paratë. Pronari do të ndihej i turpëruar… dhe nëse do të kishte këmbëngulje për të paguar rrezik të niste sherri për të mos paguar.
Kush është kurioz për të parë se si qëndron në radhë dhe si paguan vetë Presidenti i SHBA-së le të shohë videon e mëposhtme…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME