Categories Lajme

Meta vlerëson me titullin e lartë ‘Për Merita të Veçanta Civile’ familjet Petrela dhe Topulli

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullin, pas vdekjes.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryetarja e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit, Gentjana Sula, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ish-të persekutuar e përfaqësues të familjeve, Petrela e Topulli, u dorëzuan titujt.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se është e dhimbshme të kujtohen historitë dhe ngjarjet që bota jonë ka kaluar, jo vetëm gjatë luftërave, por edhe gjatë kohës së regjimeve totalitare si dhe vuri theksin edhe tek moslejimi i një regjimi tjetër totalitar në vendin tonë. Nisur nga akuzat e bëra së fundmi nga PD-ja, se Rama po vendos një regjim komunist, Meta tha se kurrsesi nuk duhet lejuar asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij, por të ecet përpara në rrugën e Bashkimit Europian.

“Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë është një mundësi për të ngritur zërin dhe për të mos i harruar viktimat e zhdukur gjatë regjimit komunist. Ndaj dhe sot pata nderin e veçantë të vlerësoj me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” Shqipjon Topullin (pas vdekjes) si dhe djemtë e familjes Petrela, vëllezërit Bujar, Ylber, Halil dhe Seit, të cilët kanë kaluar kalvarin e tmerrshëm të vdekjes dhe varrosjes së prindërve të tyre, nga regjimi komunist, në fshehtësi dhe pa asnjë shenjë identifikimi.
Një ditë si kjo, na kujton se ne duhet të jemi edhe më shumë të bindur për një rrugëtim më të shpejtë dhe solid drejt Bashkimit Europian dhe forcimit të demokracisë, duke mos lejuar më kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij. Që të mos kthehemi 30 vite pas si në kohët e errëta të dhunimit dhe shtypjes, por të ecim përpara denjësisht si qytetarë të lirë europianë dhe me dinjitetin njerëzor që meriton çdo shqiptar”,
 shprehet Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME