Categories Lajme

Kur Tirana u ‘pushtua’ nga mjegulla! Detaje të reja mbi p.la.gosjen e çiftit shqiptar

Biznesmeni Petrit Laze, i cili ra pre e një grabitjeje brenda banesës së tij e ka kaluar fazën kritike për jetën, pasi u që.llua me një plu.m.b në bark. Hetimet janë përqenduar në disa pista, ku më kryesorja është se autorët mund të jenë informuar nga persona të besueshëm që punojnë në biznesin e familjes Laze.

Grabitja në banesën e biznesmenit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës vijon të mbetet pa asnjë të ndaluar nga grupi hetimor.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje 30 persona që më pas u lanë të lirë. Pjesa më e madhe e tyre janë punonjës dhe njerëz të afërt të familjes Laze. Ata dyshohet se mund të kenë dijeni rreth lëvizjeve të parave që kryheshin çdo të diel nga disa prej bizneseve që kishte në zotërim Petrit Laze në kryeqytet kryesisht në fushën e prodhimit të brumrave.

61-vjeçari gjatë tentativës së grabitjes mbeti i plagosur me një pl.um.b në bark por burime nga Spitali i Traumës konfirmojnë për abcnews se Petrit Laze e ka kaluar fazën kritike për jetën dhe ndodhet në parametra të stabilizuar jetësorë.

Gjithashtu u që.llua në këmbë edhe në drejtim të bashkëshortes së biznesmenit, Aferdita Laze por, edhe ajo është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se grabitësit kanë pasur informator të besueshëm, pasi janë drejtuar te vendi i parave nga dera e pasme e vilës. Madje ata kanë shfrytëzuar me përpikmëri planin e tyre. Alarmi i godinës trekatëshe aktivizohej pas orën 22:30 minuta të çdo mbrëmjeje, teksa kri.mi u shënua në 21:45. Për.le.shja me autorët ka ndodhur në katin e dytë të banesës. Aty ku edhe dyshohet se ruhen një pjesë e kursimeve të familjes Laze.

Grupi hetimor ka sekuestruar 20 kamera sigurie në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit, por nuk kanë pasur dukshmëri mbi indetifikimin e autorëvë për shkak të mjegullës që kishte mbuluar kryeqytetin mbrëmjen e 19 janarit.

Disa vite më parë biznesi i familjes Laze ra pre e gra.bitjes. Një person i armatosur hyri me nje pistolete nga dera kryesore e vilës duke marrë e xhiron ditore. Edhe ajo ngjarje vijon të jetë pa mbetet e pazbardhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME