Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten monedhat e huaja kryesore euroja dhe dollari amerikan forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 124,10 lekë ose 0,1 lekë më shumë dhe dollari amerikan u forcua me 0,40 lekë duke u këmbyer me 109,94 lekë.
Ndryshe nga euroja dhe dollari, monedha britanike dhe franga zvicerane nuk e kanë ndryshuar vlerën e këmbimit me një ditë më parë. Paundi britanik këmbehet 138,63 lekë dhe franga zvcerane këmbehet me 116,77 lekë.
