Categories Turizëm

Pastrohet nga mbetjet plazhi i Kunes, më tepër hapësira për pushuesit

Bregdeti i Shëngjinit është pastruar tërësisht dhe është gati për pushuesit. Bashkia e Lezhës po i kushton vëmendje të gjitha plazheve të saj për largimin e mbeturinave si dhe heqjen e leshterikëve dhe algave të mbetura në breg prej vitesh. Pas ndërhyrjeve për pastrimin nga mbetjet plastike dhe ato të sjella në breg nga deti, Bashkia e Lezhës ka nisur “çlirimin” e bregdetit të Kunes nga masivët e leshterikëve të akumuluar prej vitesh dhe të patrajtuar më parë.

Plazhi i Kunes, i braktisur nga bizneset dhe pushuesit gjatë 3 viteve të fundit për shkak të ndotjes, po rikthehet në normalitet. Drejtoria e Shërbimeve ka ndërmarrë një aksion për heqjen e sasive të mëdha të mbetjeve të depozituara në breg nga vërshimi i ujërave të lagunës, që e kishin bërë këtë plazh të pafrekuentueshëm.

Algat dhe leshterikët të përziera edhe me mbetje plastike të sjella nga deti kishin krijuar një situatë aspak normale dhe që e kishin bërë Kunen, nga një prej zonave më të bukura të Shëngjinit, në një ambient të padëshirueshëm. Përgjegjësi i Shërbimeve në bashkinë e Lezhës, Petrit Mhillaj, bëri të ditur se po hiqen sasi të mëdha mbetjesh që do të depozitohen në vende të përcaktuara duke e bërë këtë sipërfaqe plazhi gati për këtë fundjavë, pasi numri i pushuesve sa vjen dhe rritet.

Nga një plazh të braktisur për shkak të mbeturinave, tashmë zona fundore e Kunes do të jetë një mundësi për t’u shfrytëzuar si plazh publik, i pastër dhe më të gjitha shërbimet e nevojshme. Mhillaj tha se ndërhyrjet për pastrimin dhe largimin e mbetjeve nuk janë objektiv vetëm i zonave të populluara, por i çdo metri plazh në Shëngjin dhe kjo pasi i gjithë ky bregdet është një mrekulli që duhet shijuar këtë verë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME