Categories Lajme

Shërbim në 30 minuta/ 17 496 qytetarë u pajisën me lejen e drejtimit të automjeteve

Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur së në periudhën janar-qershor, 17 496 qytetarë u pajisën me lejen e drejtimit të automjetit për vetëm 30 minuta.

“Sot falë investimeve në sistemin operativ e DM UPGRADE 100%, në pajisje personalizimi moderne e rrjet, dedikim e infrastrukturë më të mirë shërbimi e organizim/monitorim, jemi 720 herë më shpejt sesa në vitin 2013. Apo 240 herë më shpejt sesa në 2018-ën. Dhe kjo pa rritur tarifat e madje ky ritëm edhe sivjet në kushte kufizimesh COVID-19″, deklaroi kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.

Sipas tij, 17 496 qytetarë në 6-mujorin e parë u shërbyen në 30 minuta. “Jo më 5, jo më 10, jo më 15 ditë sorrollatje. Jemi krenarë që DPSHTRR për këtë sukses me impakt direkt te qytetari është nominuar edhe për ICT Awards, si ent publik modern”, u shpreh ai. Sipas Gonxhes, procesi final i lëshim/prodhimit të kartonit të ri (rinovime/patentë për herë të parë/zëvendësim prej vjedhjes a dëmtimit, etj) ishte një torturë, ca muaj nuk kishte prokat, sistemi binte. Por, kjo ka ndryshuar tashmë katërcipërisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME