Categories Lajme

Kush e dha lejen për restorantin Panorama mbi plazhin e Kalasë së Porto Palermos?! Turistët zbulojnë çmenduritë e pronarit me thikë

Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, është arrestuar nga policia dy ditë më parë, për një ngjarje të paprecedentë me disa turistë spanjollë të cilët i sulmoi vetëm pasi ata nuk pritën porosinë që nuk u erdhi kurrë dhe u larguan të irrituar nga shërbimi në restoranti që ata kishin zgjedhur të drekonin në Porto Palermo të Himarës. Pronari i lokalit, Mihal Kokëdhima, i sulmoi ata, dhe i ndoqi duke ju hedhur mbi furgon, dhe në një rrugë 3 km qëndroi mbi kofanon e automjetit duke goditur me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu duke u gjakosur edhe vet.

Report Tv transmetoi videon ekskluzive dhe momentet e tmerrit që kanë kaluar turistët spanjollë, të cilët gjithashtu morën disa dëmtime të lehta nga goditjet e pronarit, Kokëdhima. Por 51-vjeçari rezulton të ketë pikërisht këtë restorant lukzos në një nga zonat më të preferuara turistike në jug të Shqipërisë, Porto Palermo. Për restorantin në fjalë, Mihal Kokëdhima ka leje, por pyetja që ngrihet është se kush e ka dhënë lejen për ndërtimin në shkëmb në një zonë të mrekullueshme siç është Kështjella e Porto Palermos.

Restoranti në fjalë, ka emrin “Panorama” për vetë pamjen e mrekullueshme që ofron. Por ndërtuar mbi plazh në këtë zonë të veçantë turistike, përshtypjet për cilësinë e ushqimit, çmimet dhe shërbimin, nuk janë të tilla. Qytetarë të shumtë, pas transmetimit të videos në Report Tv, ku pronari sulmoi turistët, nisën të shprehen duke denoncuar se situata të ngjashme u kanë ndodhur edhe vet atyre. Me shërbim të tmerrshëm dhe sjelljë agresive nga ana e pronarit, Kokëdhima.

Mjaft turistë të huaj kanë dhënë komente negative në TripAdviser për restorantin në fjalë, duke evidentuar pikërisht faktin që janë ndjerë të pamikpritur. Një turiste thotë se administratori i restorantit, që është Mihal Kokëdhima i ka bërë nënës së saj dhe kunatit duke i kërcënuar me thikë, njëjtë siç u shprehën edhe turistët spanjollë që u sulmuan dy ditë më parë nga Kokëdhima.

Të tjerë shprehen edhe për problematikën e mostransparencës së çmimeve në menu. Në komentet e tyre, turistët shprehen se pronari nuk të lë alternativë tjetër veçe të blesh shumë shtrenjtë peshkun që ai shet. Ata shprehen se nga restoranti të ofrohet një shishe verë pa e kërkuar atë, dhe nëe e refuzon, ata nuk duken të lumtur për këtë fakt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME