Categories Lajme

Kush është biznesmeni i njohur në Elbasan që do të ekzekutohej nga Gaxha dhe Spahiu?

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Luis Gaxhën dhe Rigers Spahiu. Kujtojmë se dy ditë më parë drejtoria e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë arritën të parandalojnë ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në qarkun e Elbasanit.

Policia e Elbasanit mori informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin për të ekzekutuar një biznesmen të njohur në Elbasan. Të njëjtat burime konfirmojnë për Abc se për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit.

Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e dy personave të rrezikshëm Luiz Gaxha dhe Rigers Spahiu, policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal të madh armësh.

Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:

4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;

3 pistoleta me silenciatorë;

2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;

Kapsolla detonatore;

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;

4 aparate celulare;

Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME