Categories Lajme

Kush është biznesmeni që i morrën 10 mijë euro (Emri-Foto)

Mbrëmjen e djeshme u grabit banesa e një biznesmeni nga persona të maskuar. Policia jep detajet e par, ku  u grabit banesa e një biznesmeni në Durrës.

Ngjarja ndodhi në Shkozet, ku grabitësit, ende të paidentifikuar, me maska në kokë kanë hyrë në shtëpinë e një biznesmeni dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

Blutë bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur në banesën e biznesmenit Elton Kelmendi, i cili merret me transport ndërkombëtar.  Është zbardhur edhe shuma e grabitur, e cila kap shifrën 10 800 euro.

Ndërkohë, grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

“Më datë 12. 01. 2019, në lagjen Nr. 14  Shkozet, Durrës 3 persona të maskuar dhe  nën kërcënimin e armës  kanë hyrë dhe kanë vjedhur banesën e shtetasit E. K. ku kanë marrë 10 800 €”, njofton policia.

Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit te dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin.

Ndërkohë, mësohet se biznesmeni kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk janë identifikuar autorët. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME