Categories Lajme

Kush është ish-basketbollisti që iu vu tritol në banesë, i arrestuar rreth pesë vite më parë për ‘shpërdorim detyre’

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, banesës së ish-basketbollistit Nikolin Arrës, në lagjen “Qafë Hardhi” në Shkodër i është vënë tritol. Nga kjo ngjarje, në të cilën pati dy shpërthime të mëdha, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Kush është Nikolin Arra?

Nikolin Arra ka qenë ish-basketbollisti i Vllaznisë. Ai është arrestuar nga Policia më 15 korrik të 2015 për “shpërdorim detyre”, pasi punonte si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër.

Ai ra në pranga gjatë operacionit të koduar “Evazioni”. Më pas ai fitoi gjyqin dhe doli i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është troditur sërish Shkodra, pasi ka pasur dy shpërthime me tritol në lagjen “Qafë Hardhi”, në banesën e Nikollë Arrës , babait të Nikolin Arrës.

Nga shpërthimet pati dëme të shumta materiale, pasi porta është dëmtuar dhe janë thyer xhamat e banesës.

Dyshohet se eksplozivi ka qenë një mesazh i drejtpërdrejt për familjen Arra. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME