Categories Lajme

Kush është pronari rus i anijes me nítrat amòni që shpèrtheu në Beirut

Pak të dhëna dihen për pronarin e anijes së mallrave “Rhosus”, e cila ishte kònfiskuar në Bejrut në vitin 2014 me 2,750 tonë nítrat të amònit. Kapiteni i anijes kishte thënë se ky mall ishte si një bòmbë që noton.
Besohet se nítrati i amònit i ka dhënë fùqi shpèrthimit nga i cili vdíqën më shumë se 100 persona në kryeqytetin e Libanit të martën, shkruan “The Guardian”.

Ish-anëtarët e ekuipazhit të kësaj anijeje thanë se ajo ishte në pronësi të rusit Igor Grechushkin, i cili besohet se tash për tash ndodhet në Qipro, ku mund të ketë leje për banim apo shtetësi të atij vendi.
Grechushkin është me prejardhje nga qyteti i lindjes së largët ruse, Khabarovsk, dhe raportohet se e ka menaxhuar kompaninë “Teto Shipping”, që e kishte në pronësi anijen “Rhosus”.

Anija kishte arritur në Bejrut në vitin 2013 përderisa lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik. Asaj i ishte ndaluar largimi nga porti i Bejrutit në vitin 2014 për një mòsmarrëveshje që nuk është theksuar, por arsyeja mund të ketë qenë gjendja teknike e anijes apo mospagesa e taksave nga pronari.

Thuhet se më pas Grechushkin ishte larguar nga anija, duke i rèfuzuar thirrjet dhe negociatat me autoritetet e portit për lirimin e marinarëve. Në ánkesat që i kishin dorëzuar në media në vitin 2014, ish-anëtarët e ekuipazhit kishin thënë se janë lënë të bráktisur në Bejrut dhe nuk u janë dhënë pagat për gati një vit.

“Pronari e ka bráktisur anijen dhe ekuipazhin. Pagat nuk janë dhënë, furnizimet nuk janë blerë. Pronari i anijes e ka rèfuzuar atë”, kishte shkruar ish-kapiteni. Ekuipazhi i anijes, që përbëhej kryesisht nga ukrainasit, ishte mbajtur në të për gati një vit para se të lirohej. Nítrati i amònit ishte konfiskuar dhe ishte mbajtur në një depo të portit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME