Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ “SPAK ka ‘hetuar’ Ylli Ndroqin pa u krijuar ende”, avokati i biznesmenit: Policia hetoi pa vënë në dijeni prokurorinë

Avokati mbrojtës i biznesmenit Ylli Ndroqi Alban Qafa, ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me sekuestrimin e pasurive të tij përfshirë Televizionet Ora News dhe RTV Ora.

Sipas Qafës, SPAK ka ‘hetuar’ pa u krijuar ende pasi anëtarët e tij janë betuar tek presidenti vetëm 8 muaj më parë, ndërsa policia theksoi ai, ka bërë me dije se hetimet kanë zgjatur 18 muaj.

Më tej, avokati zbuloi se hetimet janë bërë hetime nga ana e policisë pa u vënë në dijeni prokuroria, duke shtuar se sekuestrimi i pasurive të Ndroqit është i paligjshëm.

“Kemi kërkuar të bëjmë një deklarim për mediat sa i përket zhvillimeve të fundit me bizneset e Ylli Ndroqit. Sipas vendimit të gjykatës dokumenti është marr në shqyrtim në majë të këtij viti, megjithëse kërkesa është miratuar në korrik. Si është e munduar që për 67 ditë hetim u gjetën indicie për të shkuar në sekuestrim të pasurive të Ndroqit. Policia deklaroi se hetimet kanë zgjatur 18 muaj. Vetëm para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar.

Nëse i referohemi deklaratës së policisë, janë bërë hetime pa ju drejtuar prokurorit, hetime të tillë, pa prokurorin dhe referuar ligjit anti-mafia, janë të paligjshme nga ana e prokurorisë gjyqësore dhe policisë. Gjithashtu hetimi është bërë jo në bazë të kompetencave që i jepen OFL-së, por nga organet e mëhershme. Nuk ka asnjë indicie që pasuritë të ishin në gjendje rreziku. Një pjesë e pasurive të vëna në sekuestro nuk janë në pronësi të Ndroqit, edhe ato që janë, i ka vënë në mënyrë të ligjshme”, tha avokati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME