Categories Lajme

Kush është shqiptari i arrestuar për vrasjen e hidraulikut në Greqi, me dy emra dhe të shkuar të errët

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pasi akuzohet për vrasjen e hidraulikut Pëllumb Islami në “Nea Ionia”. 39-vjeçari shqiptar u vra mbrëmjen e 21 shkurtit teksa po shihte një ndeshje të “Champions League” në lokal.

Shqiptari i arrestuar në lidhje me vrasjen e tij rezulton të ketë dy emra”: “Dhimitri” dhe “Nektarios”.

Ky 23-vjeçar shqiptar ka precedentë penalë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Policia greke ka lëshuar një urdhër arresti për të që më datë 3 mars. Përveç 23-vjeçarit të arrestuar tanimë, policia po kërkon edhe 7 persona të tjerë të përfshirë në vrasjen e hidraulikut shqiptar.

Sipas hetuesve grekë 2 prej anëtarëve të bandës së rrezikshme “L” rezultojnë të jenë arratisur në Shqipëri. Një tjetër person i përfshirë në ngjarje rezulton ende i paidentifikuar.

Në momentin e vrasjes së Pëllumb Islamit, një person ka qenë i ulur në tavolinë me të dhe ai është shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME