Categories Sport

Boksieri kosovar i peshave të rënda mund rivalin çeçen, po ecën drejt majes

Boksieri kosovar, Durim Shoshi po ecën me hapa të sigurt drejt majave të boksit evropian e botëror.

Boksieri i peshave të rënda e ka fituar meçin shumë të rëndësishëm për karrierën e tij ndaj rivalit çeçen, Iznuar Achmatov që u zhvillua në Austri. Me një performancë fantastike, boksieri nga Banja e Istogut ka arritur të mposht rivalin e fort çeçen.

“Me boks kam filluar të merrem që në moshë të vogël. Pandemia më ka ndalur për një kohë hovin tim, por tani jam rikthyer fuqishëm dhe s’e kam në plan të ndalem.

Jam i vendosur të arrij majat e boksit dhe të bëj krenar vendin tim Kosovën.

Ne shqiptarët shquhemi për boks, andaj me punë e përkushtim besoj që do arrij objektivat e mija.

Javën e kaluar arrita ta nokautoj rivalin çeçen që në raundin e tretë dhe për mua është një motiv shtesë. Në maj e kam meçin e radhës dhe besoj fuqishëm në sukses” ka thënë Shoshi.

Boksieri 24 vjeçar bokson në kategorinë deri në 105 kilogramë dhe llogaritet mjaft perspektiv në këtë sport.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME