Categories Lajme

Kush janë katër shqiptarët që kandidojnë në këshillat bashkiakë në SHBA (Foto)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë zgjedhjet lokale në datën 5 nëntor. Mes kandidateve për këshillat bashkiakë ka edhe shqiptarë të cilët ose kanë lindur ose kanë një kohë të gjatë punojnë dhe kontribuojnë në Amerikë.

Jetlir Kulla, kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak në qytetin Waterbury, ndërsa Visar Tasimi, i lindur në SHBA kandidon për qytetin Naugatuck në shtetin e Connecticut, transmeton newsbomb.al. Tasimi është gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Koordinues të  Diasporës pranë qeverisë së Tiranës.

Faqja zyrtare e Ministrisë së Shtetit për Diasporën, në një postim në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se edhe dy kandidatë të tjerë shqiptarë do të garojnë për poste në institucionet publike në SHBA. Buta Biberaj do të kandidojë për postin e prokurorit në prefekturën Loudon në Virginia, si dhe Vedat Gashi që do të kandidojë në prefekturën e Yorktown në New York.

Postimi i plotë:

Një tjetër kandidat shqiptar në zgjedhjet në SHBA Vedat Gashi është avokati shqiptar i cili kandidon në qytetin e Westchesterit në New York. Deri tani janë katër shqiptarët të cilët kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA. Dy kandidatë garojnë për këshilltarë bashkiakë në Connecticut dhe ata janë anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Visar Tasimi, si dhe Jetlir Kulla.

Ndërsa dy kandidaturat e tjera janë për postin e prokurorit, një në prefektuaren Loudon, Virginia, Buta Biberaj dhe në prefekturën Yorktown në New York, Vedat Gashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME