Categories Bota

Ky qytet në Itali ju ofron shtëpi falas vetëm për të jetuar aty (Foto)

Gjatë viteve të fundit, qytete të shumta në Itali janë duke dhënë shtëpi me çmime minimale, në përpjekje për të gjallëruar komunitetin e tyre në rënie. Zungoli afër Napolit dhe Sambuca e Siçilisë ishin destinacionet më të fundit italiane, që ofruan skena që promovonin prona të shkaërruara, dhe i jepnin ato me çmime shumë të ulëta, me shpresën për të tërhequr banorë të rinj, shkruan dritare.net

Tani, qyteti Sicilian i Cammarata ka shkuar një hap më tej – duke ofruar shtëpi për absolutisht asgjë. I dëshpëruar për të shpëtuar vendlindjen e tij nga boshatisja, kryebashkiaku Vincenzo Giambrone ka shpenzuar tre vitet e fundit duke bindur pronarët që kanë braktisur prej kohësh shtëpitë e tyre familjare për t’ua dorëzuar ndërtesat boshe, të shkatërruara , të ardhurve falas.

“Nuk mund të qëndroj ta shikoj këtë qendër të mrekullueshme historike të zbrazët dhe të shndërrohet Më lëndon”, tha Giambrone për CNN Travel. “Pronarët janë të pavëmendshëm ndaj dëmtimit që ata shkaktojnë kur braktisin shtëpitë e tyre dhe nuk pranojnë të rindërtojnë banesat e tyre të lashta. “-tha ai, shkruan dritare.net

Tanimë janë afro 100 shtëpi të braktisura, të vendosura në pjesën më historike dhe të lashë të qytetit që pritet të përfshihen në skenën e shtëpive falas, për të huajt. Kuptohet, ka disa kushte për skemën e shtëpive “falas” të Cammarata. Blerësit duhet të angazhohen për rinovimin e pronës brenda tre vjetëve nga blerja dhe të paguajnë një depozitë prej 5000 eurosh (4,300 dollarë), e cila do të kthehet pasi të përfundojë puna. Ata gjithashtu do të duhet të paraqesin një propozim të qartë rinovimi për pronën në fjalë.

Ndërsa të gjithë blerësit e mundshëm që plotësojnë kriteret do të merren parasysh veçanarisht, çiftet e reja me fëmijë,  çifte që lëvizin atje dhe shkojnë për të pasur një fëmijë, madje këta të fundit do të marrin një bonus prej 1.000 eurosh. Pronarët e rinj mund të shndërrojnë ndërtesat shumëkatëshe në një shtëpi private, B&B, hotel, dyqane apo edhe një restorant.

    

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME