Categories Lajme

“Kushtet e Bundestagut”, Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore: Shumë shpejt propozime konkrete

Kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi sot grupin e punës për çështjen e reformës zgjedhore, e cila është shpallur një nga prioritetet kryesore të Partisë Demokratike dhe opozitës. Basha dhe aleatët e tij e konsiderojnë reformën zgjedhore si rrugën më të sigurtë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Burime të besueshme nga mbledhja e kreut të opozitës me përfaqësuesit demokratë të grupit të punës bënë të ditur se, pritet që së shpejti Partia Demokratike të bëjë publike propozimet e veta për reformën zgjedhore, që do t’i hapin rrugë një debati dhe konsultimi publik.

Reforma zgkedhore nuk ka asnjë përparim, pavarësisht se është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Bundestagu ka kërkuar që reforma zgjedhore të kryhet me përfshirjen dhe konsensusin e të gjitha palëve politike, por PD dhe opozita bëjnë përgjegjëse kryeministrin Rama si pengues të saj.

Edhe vendimin për shtyrjen me tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, PD e interpretoi si një mekanizëm për të penguar reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj, siç e kërkon Bundestagu, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.

Burime nga takimi pohuan se me propozimet konkrete për reformën zgjedhore, Partia Demokratike synon, veç të tjerash, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës përballë mungesës së vullnetit të Edi Ramës për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Rreth një muaj më parë, Unioni Ndërkombëtar Demokrat shprehu keqardhjen “për mungesën e vullnetit politik nga partia qeverisëse” dhe njësoj si PPE, i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës “të ndërmarrin çdo përpjekje për ta tejkaluar në mënyrë të menjëhershme krizën e thellë politike nëpërmjet dialogut politik.”tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME